Në kuadër të bashkëpunimit të Caritas Kosova dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti janë ndihmuar 40 familje vitiase.
Këtij aksioni iu është bashkangjitur edhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i cili ndër tjerash falënderoi të gjithë bamirësit që po mendojnë edhe për ato familje të cilat kanë nevojë për ndihmë.
Familjet janë ndihmuar kryesisht me veshmbathje dhe ushqim për fëmijë.