Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit pandemk COVID-19, Komuna e Vitisë, konkretisht , konkretisht Njësia e Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka vazhduar sot me klorifikimin e hapësirave të ndryshme.
Me këtë rast sot është bërë pastrimi dhe klorifikimi i hapësirave tek shkollat e mesme në Viti, në hapësirën pranë objektit të ri të administratës komunale, por edhe pjesa prej kishës katolike e deri në dalje të parkut ku gjendet obelisku i gazetarit “Kerem Lawton” në Viti.
Përndryshe kjo komunë vazhdimisht po bënë pastrime, klorifikime dhe dezinfektime të tilla dhe atë lokalitetet e ndryshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.