Nënshkruhet aneks memorandumi për përfundimin e projektit “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”

Nënshkruhet aneks memorandumi për përfundimin e projektit “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi janë pritur në takim nga ministrja në detyrë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Kastrati me ministren Dumoshi kanë nënshkruar aneks memorandumin për përfundimin e projektit “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, në vitin 2020.

Kryetari Kastrati duke falenderuar ministren në detyrë, Vlora Dumoshi theksoi se të rinjtë do të mund të shfrytëzojnë hapësira të shumta pasi të përfundoj ky projekt.

“Me përfundimin e këtij projekti, të rinjtë tanë do të mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e: bibliotekës moderne, kinos me pajisje bashkëkohore, galerisë për artistë, byfesë për zbavitje, atelesë për piktorë, kabinetit për informatikë, kabinetit për trajnime, kabinetit për vallëzim e balet, kabinetit për aktrim, amfiteatrit. Vazhdojmë me punë, që të krijojmë kushte sa më të mira në sferën e kulturës”, ka thënë ai.

Ministrja në detyrë, Vlora Dumoshi shprehu mbështetjen e saj të pa rezervë si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe theksoi që është prioritet i Ministrisë që drejton që të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha Komunat e Kosovës duke konkretizuar projekte të cilat do të jenë të frytshme edhe për nivelin komunal edhe atë qendror.

“Sipas mundësive të veta, MKRS do të mbështesë të gjitha Komunat që projektet e mira kulturore, sportive e rinore t’i jetësojnë në dobi të qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi theksoi se përfundimi i këtij projekti është një punë mjaft e mirë që të rinjtë të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë ambientet e ndryshme të Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”.

“Një projekt si ky është mundësi për të gjithë të rinjtë të cilët kishin mungesë të këtyre hapësirave si biblotekës moderne, galerisë për artistë, atelesë për piktorë, kabinetit për informatike, teknologjinë e aparaturës së rë të kinemas, dhe hapësira të tjera. Tani pasi të përfundojë projekti të gjithë do të mund t’i shfrytëzojnë këto hapësira”, ka thënë ai.

KOMENTE