Në mbledhjen e rregullt të këshillit të drejtorëve që është mbajtur sot, nën kryesimin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është diskutuar mbi pasqyrat financiare të buxhetit komunal, për periudhën janar-qershor 2022.
Me këtë rast, analisti për buxhet dhe financa, Shefki Aliu, ka prezantuar para drejtorëve pasqyrat financiare për periudhën 6 mujore të këtij viti, me theks të veçantë ato për të hyrat vetanake.
Ai tha se të hyrat e planifikuara për periudhën janar – qershor 2022, janë 482.418.00 euro, ndërsa janë realizuar 445.843.88 euro, shprehur në përqindje, shkalla e realizimit duke u bazuar në planifikimin 6 mujor, është 92.42%.
Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për punët që janë realizuar dhe pritet të realizohen, nëpër të gjitha drejtoritë komunale të Vitisë. Lidhur me pasqyrat financiare, do të diskutohet edhe në mbledhjen e Komisionit për Politike dhe Financa e cila do të mbahet nesër. /2LONLINE/