• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Kryetari Hyseni mban debat me komunitetin artistik për riorganizimin e manifestimit “Flaka e Janarit 2023”

Redaksia 2LONLINE 19 Korrik, 2022 3 min
 Kryetari Hyseni mban debat me komunitetin artistik për riorganizimin e manifestimit “Flaka e Janarit 2023”

Me iniciativë të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, është mbajtur të hënën debati publik me komunitetin artistik për riorganizimin e manifestimit mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2023”.

Qëllimi i këtij debati ka qenë për të diskutuar lidhur me mënyrën, konceptin e organizimit e zgjidhjen e problemeve me të cilat janë ballafaquar në të kaluarën.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se angazhimi i përbashkët në rritjen e vlerës së këtij manifestimi kulturor mbarëkombëtar është i një rëndësie të veçantë.

“Ideja është që organizimet që na presin në të ardhmen edhe të shkojnë mirë e edhe të mos kemi probleme, por edhe t’i japim vlerë shtesë manifestimit, i cili ka vite po aq sa unë. Për mua si kryetar i Komunës me moshë të re, është vlerë e veçantë që e kam mundësinë që të vazhdojë organizimin e një manifestimi të tillë, pjesë e të cilit jeni shumë prej jush që nga fillimi”, thënë kreu i Gjilanit.

Ai ka paralajmëruar edhe një debat publik të radhës që do të jetë i përgjithshëm, sikurse edhe debate për secilën shtyllë.

“Përveç diskutimit të përgjithshëm për formën dhe konceptin e organizimit, ne kemi menduar që të organizojmë edhe dëgjime të tjera publike për secilën shtyllë, veç e veç, ku e kemi mundësinë që t’i diskutojmë problemet e sfidat dhe mundësitë se si ta avancojmë edhe më tutje “Flakën e Janarit”, duke e ditur se është aktiviteti i vetëm kulturor që ka përmasa përtej komunës e vendit tonë”, ka shtuar kryetari Hyseni.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, ka thënë se DKRS ka propozuar riorganizimin e “Flakës së Janarit” përmes një koncept-dokumenti, i cili do të plotësohet nëpërmjet diskutimit me komunitetin artistik të të gjitha shtyllave të këtij manifestimi.

Në fund, kryetari Hyseni dhe drejtori Zeqiri kanë falënderuar komunitetin artistik për pjesëmarrjen dhe kontributet në këtë debat, duke konfirmuar se të gjitha idetë e propozimet e tyre do të merren parasysh, në mënyrë që organizimi i manifestimit “Flaka e Janarit 2023” të bëhet në nivel sa më të lartë, në të gjitha shtyllat. ​ /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Alban Hyseni Flaka e Janarit Gjilan Kushtrim Zeqiri
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022

Vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”

12 Gusht, 2022

Rotary Club Gjilani organizon aktivitete sportive në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë

12 Gusht, 2022

Konferencë për media para ndeshjes Trepça ’89 – FC Drita

12 Gusht, 2022

Gjykata vendos masën e paraburgimit për të pandehurën A. S. 

12 Gusht, 2022

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com