Komuna e Kamenicës është vlerësuar me opinion të pamodifikuar nga Auditori i Përgjithshëm, për herë të parë pas 20 vitesh.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se opinioni i pamodifikuar është tregues për transparencën e plotë të kësaj qeverisje.
“Lajm tejet i mirë për komunën tonë nga Auditori. Për herë të parë pas 20 vitesh, Auditori i Përgjithshëm ka dhënë opinion të pamodifikuar për komunën tonë. Raportet nga Zyra Kombëtare e Auditimit promovojnë llogaridhënien e institucioneve publike dhe prezantojnë menaxhimin e parasë publike. Opinioni i pamodifikuar për vitin 2019, është tregues për transparencën e plotë të kësaj qeverisjeje”, ka thënë ai.
Kryetari Kastrati ka thënë se ky raport i hapë rrugën komunës për grant të performancës dhe na motivon që të vazhdojmë punën për të mirën e qytetarëve të Kamenicës. /2LONLINE.com/