Gjilani ka aktualisht 115 raste aktive me COVID-19

Gjilani ka aktualisht 115 raste aktive me COVID-19

“Bashkë me ekipën e Qendrës Operatvie Emergjente diskutuam lidhur me gjendjen aktuale me COVID19 në Komunën e Gjilanit. Në përgjithësi, krahasuar me ditë më parë, kemi një rënie të numrit të të prekurve”, ka thënë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Ai tha se aktualisht, nga Komuna e Gjilanit rezultojnë gjithsej të prekur me korona virus  340 persona. Nga ta, janë 218 të shëruar plotësisht. Raste aktive kemi 115 raste, ndërsa të vdekur kemi 7 raste.

Ismajli tha se gjithashtu, Gjilani është në pritje të rezultateve të 82 mostrave. “Po duam të besojmë se edhe nga këto mostra, të na rezultojnë sa më pak të prekur”.

“Jemi duke ju qëndruar afër të prekurve dhe familjarëve të tyre, deri në shërim të plotë. Apelojmë tek personat të cilët janë në pritje të rezultateve të vetë-izolohen më mënyrë që potencialisht të mos infektojnë të tjerët”, ka thënë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli. /2LONLINE.com/

KOMENTE