Komuna e Kamenicës është duke punuar në vazhdimësi që t’i dal në ndihmë nxënësve të cilët nuk mund t’i ndjekin mësimet online, për shkak të mungesës së rrjetit kabllor, internetit apo pajisjeve teknologjike.
Pas ofrimit të përkohshëm të kompjuterëve nga kabinetet e informatikës për nxënësit që kishin mungesë të pajisjeve teknologjike, sot në fshatrat e Malësisë është bërë lidhja e rrjetit kabllor dhe internetit për nxënësit e këtyre fshatrave.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka thënë se është i lumtur që kemi arritur t’i sigurojmë rrjetin kabllor e internetin nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos privohet nga mësimi.
“I lumtur që kemi arritur t’u sigurojmë rrjetin kabllor dhe internetin nxënësve që jetojnë në fshatrat e Malësisë dhe rrethinë. Jemi të vendosur që asnjë nxënës të mos privohet nga mësimi për asnjë arsye. Angazhimi ynë i përditshëm është i fokusuar në secilin fshat pa dallim”, ka thënë Kastrati.