DYLON

Gjilani vazhdon me trendin e lajmeve të mira

Gjilani vazhdon me trendin e lajmeve të mira
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rezultatet e testimeve të sotme ku nga gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, vetëm 7 kanë rezultuar pozitiv.

E, sipas kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, lajmi i mirë është se nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me Covid-19 nga Gjilani.

“Vetëm kështu, duke i zbatuar strikt masat, e preventojmë përhapjen e virusit. Faleminderit shumë qytetarëve që u janë përgjigjur thirrjeve tona, duke qenë lojal në vendimet shtetërore”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.