Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se reparti i diagnostifikimit të sëmundjeve është furnizuar me Ultrazërin 4D (digjital) dhe pajisje të tjera të rëndësishme për diagnostifikim.
I pari i komunës ka thënë se Ultrazëri modern dhe pajisjet e tjera janë donacion nga kompania “Medica”.
“Vazhdojmë me një superlajm. Reparti i diagnostifikimit të sëmundjeve në Kamenicë po bëhet një nga repartet më të avancuara në Kosovë. Pas rentgenit e mamogramit modern, si dhe angazhimit të radiologut, tani kemi arritur të sigurojmë si donacion edhe Ultrazërin 4D (digjital) dhe pajisje të tjera të rëndësishme për diagnostifikim. Ultrazërin modern dhe pajisjet e tjera, i kemi donacion nga Kompania “Medica” ndaj të cilëve jemi përjetësisht falënderues”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/