DYLON

Gjykata vendos masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Th. S.

Gjykata vendos masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Th. S.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 (katërdhjetë) ditë të pandehurit Th. S.

Ekziston dyshimi se me datë 14 shkurt 2021, në Tiranë Republika e Shqipërisë, tani i dënuari Th. S. (futbollist) në shtëpinë e tyre të përbashkët i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës E. P., me çka ka kryer veprën penale “dhunë në familje” nga neni 130/A/1 të Kodit Penal të Shqipërisë, për të cilën vepër është gjykuar me 11 muaj e 6 ditë burgim.

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Th. S. dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit janë të bazuara.

Sipas, vlerësimit të gjyqtarit në këtë çështje penale dyshimin e bazuar e arsyetojnë të gjithë provat materiale të cilat i janë bashkangjitur urdhër arrestit ndërkombëtar, leja e qëndrimit e lëshuar nga Republikës e Kosovës, dokumentacioni lidhur me identifikimin e të dënuarit, gjithashtu duke pasur parasysh faktin se në rastin konkret i dënuari mund të arratiset meqë i njëjti fillimisht është arratisur nga shteti ku e ka kryer veprën penale dhe se i njëjti pas arratisjes nga Shqipëria është vendosur në Kosovë, ku me datë 17 tetor 2022 ka marr leje qëndrim me vendbanim në Prishtinë dhe nga shkresat e lëndës i njëjti ka shtetësi të Nigerisë, rrethana këto të mjaftueshme se po të gjendet në liri mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.