“Donacionet drejtuar Komunës së Kamenicës janë duke vazhduar”, thonë zyrtarë komunal të Kamenicës.
Kësaj here pronarët e “Medizinisches Labor Invenimus”, Boris Waldvogel dhe Deniz Seyfetin, kanë dhuruar donacion disa mikroskopë për shkollat e Kamenicës.
Ky donacion është mundësuar nga bashkatdhetarët e komunës së Kamenicës.
Komuna e Kamenicës i shpreh mirënjohje të thellë të gjithë atyre që janë duke kontribuar në vazhdimësi. /2LONLINE.com/