DYLON

Në UKZ mbahen zgjedhjet për Këshillat e Studentëve dhe Parlamentin e Studentëve

Në UKZ mbahen zgjedhjet për Këshillat e Studentëve dhe Parlamentin e Studentëve
Avatar photo Redaksia

Zgjedhjet që janë mbajtur sot për Këshillat e Studentëve dhe Parlamentin e Studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë kaluar mirë dhe janë përmbyllur pa asnjë problem. Në zgjedhje kanë marrë pjesë 664 votues ose 25.85%  e studentëve me të drejtë vote, të cilët kanë pasur mundësi të votojnë për  tri organizata studentore:  Rinia Studentore “Kadri  Zeka”, Iniciativa studentore “Kadri Zeka” dhe Unioni i Studentëve – Gjilan .

Qendrat e vendvotimit  i ka  vizituar, menaxhmenti i Universiteti “Kadri Zeka”  si dhe përfaqësuesi nga MASHT-it në cilësinë e anëtarit të Komisionit Zgjedhor, si dhe zyrtar nga KQZ në Gjilan. Ata kanë parë nga afër procesin e votimit, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e deritashme të zgjedhjeve.

EkoHigjiena

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Vaxhid Sadriu, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm  i UKZ-së,  tha se procesi ka qenë  i rregullt dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

Sipas tij, rezultatet preliminare do të shpallen më 10.05.2021, kurse rezultatet përfundimtare më 11.05.2021, do të bëhet edhe ndarja e mandateve, në proporcion me përqindjen e votave, të cilat i kanë marrë organizatat studentore, për Parlament të Studentëve dhe Këshilla të Studentëve të fakulteteve.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Vaxhid Sadriu , njëherësh Sekretar i Përgjithshëm  i UKZ-së ka falënderuar studentët, personelin e administratës, anëtarët e KQZ-së,  KVV, si dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e procesit në zgjedhjet e studentëve, duke përfshirë edhe përfaqësuesin e MASHT-it, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke bërë që zgjedhjet të kalojnë mirë dhe pa asnjë problem. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.