Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se sot ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit në vlerë prej 204,881.35€, për bashkëfinancimin e projektit për Parkun Teknologjik me ministrin z.Fikrim Damka.
Ai ka thënë se nëpërmjet këtij projekti, do t’i japin mundësi të rinjëve të komunës së Kamenicës dhe jo vetëm, që të aftësohen e përgatiten, në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
“Ky projekt gjithashtu do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës si dhe gjenerimin e ideve të reja biznesore në këtë fushë”-tha Rahimaj.
Ky është veq fillimi i projekteve të mëdha e i punëve të mira, ka shtuar ai.