Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, së bashku me zyrtaren nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, Qëndresa Kastrati, kanë nënshkruar kontratë me qytetarën dhe sipërmarrësen, Shukrije Shkodra, për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, u shpreh i lumtur që çdo ditë e më shumë Kamenicës po i shtohen biznese të reja, e kjo falë punës dhe angazhimit të zyrtarëve për dhënien e tokës së komunës në shfrytëzim, si dhe vullnetit të të gjithë qytetarëve për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme.
“Biznese të reja po i shtohen Kamenicës, pas dhënies së tokës në shfrytëzim nga komuna. Njëjtë po ndodhë me BIO ENBLI, përfaqësuar nga Shukrije Shkodra, ku planifikohen të mbillen plantacione me arra dhe lajthi”, tha Kastrati.
Gjithashtu edhe Shukrije Shkodra ka falënderuar komunën për mundësinë e dhënë për realizimin e planit të biznesit.
Në këtë pronë të dhënë në shfrytëzim është planifikuar për ngritjen e një plantacioni me arra dhe lajthi. /2LONLINE.com/