DYLON

Viti: Vdes njëri nga të plagosurit në Viti, policia ka arrestuar një të dyshuar

Viti: Vdes njëri nga të plagosurit në Viti, policia ka arrestuar një të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Sot, rreth orës  11:00 në rrugën” Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sipas informatave të para tre persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lëndime të lehta.

EkoHigjiena

“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë. Edhe përkundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, njëri nga të lënduarit, banor i Vitisë, ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani

Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë.

“Hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.