Komuna e Kamenicës në një njoftim sqarues tregon se ku do të mbahet mësimi përshpejtues

Komuna e Kamenicës në një njoftim sqarues tregon se ku do të mbahet mësimi përshpejtues

“Inspektorati komunal mbyll përkohësisht disa objekte shkollore për shkak të kushteve sanitare, mësimi i përshpejtuar do mbahet në shkollat e përcaktuara nga komuna”, thuhet në një  njoftim sqarues të komunës së Kamenicës, publikuar në faqen e tyre zyrtare të facebook-ut.  

SQARIM

Komuna e Kamenicës, konkretisht Inspektorati komunal, kanë bërë vlerësimin e kushteve në disa objekte, ndërkaq që në vlerësim e sipër janë edhe disa prej tyre.

Nga vlerësimi që ka bërë inspektorati, sipas tyre, objektet në fjalë nuk i plotësojnë kushtet dhe rregullat sanitare për mbajtjen e mësimit dhe nuk mund të shfrytëzohen momentalisht.

Ndërkaq, në përputhje të plotë me Ligjin për Vetqeverisje Lokale i cili i jep të drejtë ekskluzive komunave për të organizuar arsimin fillor dhe të mesëm të ultë, në bazë të vendimit për riorganizim, dhe në bazë të konstatimit të inspektoratit komunal për mungesë kushtesh në objektet e përmendura nga Ministria, shkollat ku do të mbahet mesimi përshpejtues janë:

· Për nxënësit e fshatit Busavatë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Fan S. Noli në Kamenicë;

· Për nxënësit e fshatit Karaçevë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Avni Rrustemi në Karaçevë të Epërme

· Për nxënësit e fshatit Petrit – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Rexhep Mala në fshatin Topanicë;

· Për nxënësit e fshatit Shipashnicë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Sadri Misini në Shipashnicë të Epërme, dhe

· Për nxënësit e fshatit Kopernicë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën Skendërbeu në Hogosht.

KOMENTE