Gjatë ditës së djeshme një qytetar nga fshati Muçiverc është ndaluar nga policia, për prerje ilegale të pyllit. E, Komuna e Kamenicës i bënë lutje qytetarëve të bashkëpunojnë me organet e rendit, që të luftohet kjo dukuri e prerjes së pyjeve pa proceduara ligjore dhe në formë ilegale.
Përndryshe, personi i ndaluar kishte prerë ilegalisht drunjtë në pyll, dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ekonomisë së pyjeve dhe prokurorin, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Atij i është konfiskuar lënda drurore dhe mjeti i transportit së bashku me pajisjet tjera të punës (sharra metalike).