Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me UNDP-në për projektin për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë.
I pari i Kamenicës ka thënë se 10 të rinj do të fillojnë praktikën me pagesë në fushën e IT-së, ndërsa 12 të tjerë do të fillojnë praktikën profesionale me pagesë në institucione dhe në sektorin privat.
“Në fushatë kemi premtuar, çdo ditë po i realizojmë. Ne jemi këtu për të rinjtë, që të rikthehet shpresa e humbur. Hapja e mundësive për ta, nisja e karrierës dhe suksesi i tyre, për mua janë mision si shërbyes i qytetarëve”, ka thënë Rahimaj.
Sipas tij, 10 të rinj do ta fillojnë praktikën me pagesë në fushën e IT-së. 12 të rinj të tjerë, do ta fillojnë praktikën profesionale me pagesë në institucione dhe në sektorin privat.
“Falënderojmë shumë, UNDP-në për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, në funksion të zhvillimit ekonomik. Po ashtu, falënderojmë edhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, për kontributin e madh në këtë projekt”, ka thënë, Kadri Rahimaj, kryetari i Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/