• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Arrestohet i dyshuari për posedim të 16.780 kilogram substancë narkotike, kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë dhe Italisë

Redaksia 2LONLINE 20 Maj, 2022 2 min
 Arrestohet i dyshuari për posedim të 16.780 kilogram substancë narkotike, kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë dhe Italisë

Në orët e mbrëmjes së datës 19.05.2022 në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet për hetimin e trafikimit me narkotik, pas hetimeve intensive ka realizuar operacionin policor “Rrufeja” i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar A.K. shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjithashtu posedonte dokumentacion të Republikës së Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për posedim të (16.780 kg) substancë narkotike të llojit marihuanë.

Bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë operacioni policor ka vazhduar me kontrollimin e lokacionit ku i njëjti banonte, me ç‘rast janë konfiskuar një valigje me (31) paketime substancë narkotike, një qese e najlonit me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, ku pesha totale kishte arritur rreth 16.780 kg, si dhe janë konfiskuar para kesh (100 euro), (2) telefona celularë, (2) pasaporta të Shqipërisë, (1) letërnjoftim i Kosovës, (2) patentë shoferë, njëri i Shqipërisë dhe tjetri i Italisë.

Policia e Kosovës ka siguruar informacione se personi i dyshuar tani më i arrestuar, dyshohet se është i kërkuar edhe nga autoritetet e Shqipërisë dhe Italisë.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. /2LONLINE/

Etiketa:Arrestohet Italisë Policia Shqipërisë substancë narkotike
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Zhytësit e FSK-së trajnohen në Qendrën e Zhytjes së Forcave Detare të Shqipërisë

30 Qershor, 2022

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me prona

30 Qershor, 2022

Aktakuzë kundër dy zyrtarëve policor për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim të lehtë trupor

30 Qershor, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje

30 Qershor, 2022

U lëshuan apo jo parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës?!

29 Qershor, 2022

Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com