Komuna e Kamenicës dhe Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, kanë arritur të bëjnë me shtëpi të reja pesë familje.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Halil Kastrati nga Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit, kanë dhuruar çelsat e shtëpive për tri familje, ndërsa kanë filluar punimet edhe për dy shtëpi për dy familje tjera.
Ndërtimi i këtyre shtëpive është bërë si rezultat i memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Kamenicës dhe Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”. /2LONLINE/