Gjatë ditës së djeshme u raportua se në hyrje të Komunës së Kamenicës, janë dëmtuar tabelat njoftuese në të cilat është mbuluar emrin i komunës së shkruar në gjuhën serbe.
Komuna e Kamenicës distancohet nga çdo veprim i tillë dhe dënon përgjegjësit e këtij veprimi. Akte të tilla dëmtojnë imazhin e Kamenicës dhe angazhimet e të gjithëve për një bashkëjetesë më të mirë si dhe tolerancë ndëretnike.
Kamenica njihet si qytet në të cilin ka harmoni dhe tolerancë në mes të komuniteteve. Kjo qeverisje që nga marrja e mandatit është angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarët e Kamenicës pa dallim, të trajtohen në mënyrë të barabartë.
Lusim qytetarët që të mos bëjnë veprime të tilla të papërgjeshme.