• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Syla: Vitin 2019 po e përmbyllim me projektin e digjitalizimit të arkivit të Gjilanit
Gjilan Info+

Syla: Vitin 2019 po e përmbyllim me projektin e digjitalizimit të arkivit të Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 18 Dhjetor, 2019 2 minuta lexim
 Syla: Vitin 2019 po e përmbyllim me projektin e digjitalizimit të arkivit të Gjilanit

Drejtoria për Administratë e Përgjithshme në Gjilan, vitin 2019 po e përmbyllë me fillimin e projektit të rëndësishëm, digjitalizimi i arkivit të Komunës, që fillimisht përfshinë tri drejtori, Administratën, Urbanizmit dhe Kadastrin, ka bërë të ditur drejtori i këtij dikasteri, Bardhyl Syla.

“Projekti i digjitalizimit të arkivit, mundëson qasje të shpejta dhe më të lehta të qytetarëve në kërkesat e tyre arkivore e njëkohësisht është i mirëpritur edhe për vetë zyrtarët e Komunës gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative te tyre. Jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Syla, në një konferencë me gazetarë.

Duke folur për punën 1-vjeçare, i pari i Administratës në Gjilan ka konfirmuar se Qendra për Shërbime me Qytetarë ka qenë mjaft efikase dhe funksionale, ku janë pranuar 152.375 kërkesa nga palët, adresuar organeve komunale për shqyrtim dhe vendosje, janë përfunduar 146.402, kurse në proces janë 4.375 lëndë.

“Falë punës së stafit të përkushtuar, është arritur objektivi i synuar në lëshimin e dokumenteve të gjendjes civile, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes aplikimit online si dhe zhvillimin e procedurave administrative sipas kërkesave të palëve, ku gjithsej janë lëshuar dhe zhvilluar procedura administrative 124.682”, ka thënë Syla.

Ai ka njoftuar janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të zyrës së Gjendjes Civile në lagjen Arbëria, e cila pritet të finalizohet në vitin 2020, ndërkaq duke folur për E-Kioskat, ka thënë se tashmë Komuna ka siguaruar kontratë me kontratë me operatorin ekonomik për rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

“Falë një menaxhimi dhe kontrolli më të mirë në shfytëzimin e veturave të Komunës, krahasuar me vitet paraprake, kemi rënie të kilometrave, e po ashtu edhe rënie në shpenzime të derivative. Në vitin 2018 kemi pasur 212.496 kilometra të kalura, ndërsa në vitin 2019 kemi 190.976”, ka përfunduar Syla.

Etiketat:Administrata aktuale Bardhyl Syla Drejtoria për Administratë e Përgjithshme Gjilan
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Opinion

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

19 Maj, 2022
Opinion

Aman vrisni të gjithë luftëtarët!

19 Maj, 2022
Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022

Komuna e Gjilanit shënon 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve, Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

19 Maj, 2022

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com