(2LONLINE) – Komuna e Gjilanit u ka dalë në përkrahje punëtorëve të ish-ndërmarrjeve të privatizuara, të cilët kanë protestuar sot para Teatrit të Qyetit, duke kërkuar që t’u jepet 20 përqindëshi dhe t’ju realizohen kërkesat e tjera.
Para qindra punëtorëve protestues, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ua ka përcjellë atyre mbështetjen e kryetarit Haziri, pasi tha se kërkesat tyre janë të drejta.
“Të nderuar punëtorë të komunës së Gjilanit. Kryetari Haziri ka dërguar sot një telegram nga Amerika, i cili, është në përkrahjen tuaj dhe unë si nënkryetar jam në përkrahjen e punëtorëve. Ne dëshirojmë që të gjitha kërkesat e punëtorëve të ish-ndërmarrjeve të privatizuara të plotësohen sepse janë kërkesa të drejta, si për 20 përqindëshin, ashtu edhe për zhvillimin e familjeve të tyre. Ne nuk do t’ju lëmë juve anash sepse ju jeni ata që e keni ndërtuar këtë Gjilan”, ka thënë Kadriu para protestuesve. /2lonline/