Komuna e Gjilanit gjatë vikendit ka vazhduar me pastrimin dhe larjen e rrugëve në qytet, në kudër të mirëmbajtjes për një ambient sa më të pastër.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, ka thënë se këto do të jenë angazhime të vazhdueshme.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim në bashkëpunim me Operartorin për mirëmbajtjen e rrugëve, ka vazhduar pastrimin dhe larjen e rrugëve edhe gjatë vikendit sipas kalendarit të punës, dhe do të vazhdoj edhe në ditët e ardhshme. Bashkë e pastrojmë Gjilanin”, ka thënë drejtori Mihovci. /2LONLINE/