Komuna e Gjilanit ka liruar hapësirat për sportistët, pasi tash e disa muaj në palestrën e sporteve Bashkim Selishta – Petriti, u organizua vaksinimi masiv anti-COVID-19.
Kryetari, Lutfi Haziri, ka thënë se pas zhvendosjes së shërbimeve të vaksinimit nga palestra, tashmë është gjithçka gati për zhvillimin e garave.
“Kur Komuna dhe sportistët punojnë bashkë për përgatitje dhe kalendarin sportiv. Jam i shumë lumtur që i liruam hapësirat për sportistët nga njësitë anti – COVID dhe qendra e vaksinimit. Tashmë është investuar, renovuar dhe rindërtuar gjithçka për gara sportive”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/