DYLON

Alban Hyseni: Bresalci i rinisë, Bresalci i drejtuar kah zhvillimi.

Alban Hyseni: Bresalci i rinisë, Bresalci i drejtuar kah zhvillimi.
Avatar photo Redaksia

“Sa më shumë mbajmë takime e rishpalosim programin tonë qeverisës, aq më shumë rritet edhe mbështetja e banorëve të Gjilanit. Këtë rradhë në takimin me rininë e Bresalcit, rikonfirmuam dëshirën për ndryshim e përkrahje të projekteve tona që lidhen me problematikat e Bresalcit”, ka thënë Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje. 

Hyseni, që njëherësh do të jetë kandidati i kësaj Lëvizjeje në garë ne balotazhit për kryetar të komunës së Gjilanit, ka shtuar tutje se nga rinia, ka kërkesa për terrene sportive, rinovim i shkollës, rregullim i sallës së sportit. Po ashtu, për krejt banorët e Bresalcit, shqetësime të tjera janë:  rregullimi i ujërave të zeza e ujësjellësit, e infrastruktura që lidhet me rregullimin e trotuareve, rrugëve të dëmtuara e ndriçimit publik. 

EkoHigjiena

“Kur kërkesat dëgjohen e ka një program konkret, ato veç realizohen. Bëhemi bashkë për një qasje të re: zë i ri e udhëheqje e re”, ka thënë Alban Hyseni. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.