Me avancimin e teknologjisë janë krijuar kushtet për monitorimin e pyjeve përmes dronit. Komuna e Gjilanit duke parë nevojën për një monitorim dhe kujdes më të mire të pyjeve ka pa të arsyeshme të furnizohet me një dron i cili do të shërben për mbikëqyrjen sa më efikas të hapësirave pyjore.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Sektori Pylltarisë me kompetencat e deleguara monitoron mbi 20.000 hektarë pyje në pronësi shtetërore dhe private.
Udhëheqësit e sektorit të Pylltarisë në Komunën e Gjilanit thonë se dronin që kanë marrë do të jetë një lehtësim dhe ndihmesë e madhe për Sektorin e Pylltarisë i cili do të përdoret për monitorimin dhe kapjen e prerësve ilegal të pyjeve, në sezonin veror për identifikimin dhe parandalimin e zjarreve dhe destinime të tjera që shërbejnë në sektorin e Pylltarisë.
Droni i takon teknologjisë së avancuar e cila ka fushëveprim deri në 10 Km vijë ajrore, xhirimi dhe fotografimi terrenit.
Shpresojmë se shembulli Komunës së Gjilanit do të jetë prioritet edhe për komunat të tjera.
BURIMI: Radio Victoria