DYLON

Vazhdojnë operacionet e antidrogës, zbulohet laboratori i tretë brenda tri jave (VIDEO)

Vazhdojnë operacionet e antidrogës, zbulohet laboratori i tretë brenda tri jave (VIDEO)
Avatar photo Redaksia

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore-Prishtine dhe Gjykatën Themelore-Prishtinë, pas hetimeve disamujore duke zbatuar edhe masat e fshehta teknike të hetimit të fshehtë, më 16.12.2021, ka ndërmarrë operacion taktik për kontrollimin e disa lokacioneve në regjionin e Prishtinës nën dyshimin e bazuar se të dyshuarit janë duke u marrë me kultivim të bimëve të kanabisit.

Në fshati Shkabaj Prishtinë, gjatë kontrollimit të shtëpisë se të dyshuarit A.Zh., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) është gjetur laborator për kultivimin e kanabisit (bimët ishin në fazën finale të rritjes dhe brenda dhjetë ditëve pritej vjelja e tyre).

EkoHigjiena

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar/sekuestruar: 594 vazo të mbjella me bime të kanabisit (me gjatësi rreth 2 metra dhe peshë të përgjithshme rreth 300 kg), sistemi i ventilimit, pajisjet për ndriçim, pajisjet për ujitje të bimëve, 10 pako me pesticide, 2 vetura, një revole 7.65 mm, 8 fishekë, 3 telefona si dhe prova tjera materiale.

Me kërkesë të prokurorit dhe urdhër të gjykatësit, shtëpisë që është shfrytëzuar për kultivim të kanabisit i është vënë shiriti rrethues për sekuestrim të përkohshëm.

Prokurori i rastit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Operacion i sotëm policor vije pas dy operacioneve tjera të suksesshme të drejtorisë së antidrogës ndaj kësaj dukurie të laboratorëve të datave 24.11.2021, laboratori në fshatin Grashticë-Prishtinë, ku ishin të kultivuara rreth 72 bimë dhe ishte arrestuar një i dyshuar dhe me datën 25.11.2021 në fshatin Prugovc-Prishtinë në një laborator të mbyllur janë zbuluar 112 bimë të mbjella të kanabisit, po ashtu edhe aty ishte arrestuar një i dyshuar.

Në bashkëngjitje gjeni edhe videolinkun e operacionit të sotëm dhe operacioneve të zhvilluara ditë më parë në lokacione të tjera me të dyshuar të tjerë dhe më poshtë shih foto të operacionit të sotëm. /2LONLINE/

VIDEO: Policia e Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.