Komuna e Gjilanit gjatë pesë viteve të fundit ka realizuar një numër të konsiderueshëm të projekteve komunitare me Klubin Rotarian “Gjilani,” kryesisht në aspektin infrastrukturor në shkolla dhe në mbështetje me bursa të studentëve dhe kategorive të tjera.
Në takimin që kryetari Haziri pati me kryetarin e Klubit Rotarian “Gjilani”, Shpëtim Miftari, u dakorduan që edhe këtë vit të vazhdojnë me programe të përbashkëta komunitare.
“Me kryetarin e Klubit Rotarian “Gjilani”, u dakorduam që edhe këtë vit të zhvillojmë programe të përbashkëta komunitare dhe të aplikojmë për programe më të mëdha. Ne besojmë që do t’i arrijmë qëllimet e përbashkëta dhe i ftojmë njerëzit e vullnetit të mirë që të na bashkohen, sepse klubi rotarian e ka për mision t’i ndihmojë rastet në nevojë, komunitetin dhe familjen”, ka thënë Haziri, pas takimit.
Kryetari i Klubit Rotarian Gjilani, Shpëtim Miftari, pasi falënderoi kryetarin Haziri për pritjen, tha se ky klub do ta vazhdojë bashkëpunimin me Komunën, por edhe me organizatat tjera që i përshtaten planprogramit, duke i ndihmuar komunitetit.