(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe drejtori i kompanisë rajonale e ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi kanë nënshkruar sot një marrëveshje të bashkëpunimit.
Haziri e Suliqi janë marrë vesh që Komuna të mbaj takime të rregullta me KRU-në, pastaj te e drejta e shfrytëzimit të hapësirës në objekte publike, duke përfshirë rrugët, trotuaret, urat dhe hapësirat e gjelbëruara me qëllim të ndërtimit të mirëmbajtjes nëntokësore, pusetave dhe objektet tjera të ngjashme.
Poashtu, me anë të kësaj marrëveshje, Komuna do të ofroj ndihmën e saj për arkëtimin e faturave me të gjitha mjetet dhe mekanizmat zbatues që ka në dispozicion, pastaj Komuna do t’i ofroj ndihmë KRU-së për arkëtimin e faturave me të gjitha mjetet dhe mekanizmat zbatues që ka në dispozicion etj.
Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se me të marrë detyrën e kryetarit të Komunës ka vizituar Kompaninë “Hidromorava” dhe u ka ofruar partneritet të plotë, duke shtuar se nënshkrimi i këtij memorandumi është shembulli më i mirë i këtij partneriteti dhe se do të jetë në favor të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Gjilanit.
Nga ana e tij, drejtori i KRU “Hidromorava” Muhamet Suliqi falënderoi kryetarin Haziri për bashkëpunimin e ofruar për t’u dhënë shërbime sa më cilësore qytetarëve tanë./2L ONLINE/