Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privat, me metodën RT-PCR, në nivel vendi janë testuar gjithsej 2.843 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 368 raste pozitive.
Prej tyre, 30 raste pozitive me COVID-19 janë nga Komuna e Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Bëhet e ditur se prej këtyre 30 rasteve të reja pozitive me COVID-19, në Gjilan janë 24 raste, 4 të tjera janë në fshatin Uglar dhe 2 në fshatin Dobërçan.
Përndryshe, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetart të Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e të hënës kishte vlerësuar situatën e ditëve të fundit dhe se kishte konstatuar se kemi një rritje të rasteve të infeksionit, andaj është thënë se kjo duhet të shërbej si thirrje për t’u mbrojtur nga COVID-19, duke respektuar masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës. /2LONLINE.com/