Në Bujanoc rriten paknaqësitë për ngritjen e pagesave të katër funskionerëve të komunës, pavarëisht reformave kombëtare për kursime. Kryetarit të kuvendit komunal, Jonuz Musliu dhe zëvendës kryetarit të komunës Stojanqa Arsiq u janë rritur të ardhurat e tyre mujore për 3.800 dinarë, shkruan gazeta blic, transmeton Titulli.com.
Shefi i financave në adminstratën komunale në Bujanoc, Boban Pavloviq ka thënë se për rritjen e koficientit vendosë komisioni për përzgjedhje dhe emërime dhe në këtë rast vetëm u janë kthyer koficientat në nivelin e vitit të kaluar.
Ndërsa këtyre ndrishimeve u janë gëzuar edhe sekretari i kuvendit komunal, Selami Mustafa dhe avokati i komunës Radomir Ristiq me rritjen prej 1.770 dinarë me pagesën mujro prej 64.000 dinarë.
Këshilltari komunal nga opozita lokale, Miodrag Milkoviq është deklaruar kundër vendimit të rritjes së pagesës për katër funksionerët lokal duke shtuar se pret reagim të shpejt të administratës shtetërore.
Përshak të rritjes së pagës për ish kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe bashkëpuntorëve të tij ka reaguar komisioni shtetëror për auditim në tetorë të vitit 2015.