Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi së bashku me kryeshefin e administratës komunale, Ismail Pajaziti dhe bashkëpunëtorë tjerë morën pjesë në ndarjen e subvencioneve për 100 ekonomi bujqësore lokale.
Ndarja është bërë në sallën e kuvendit komunal dhe bujqit kanë nënshkruar kontratat për mjetet e ndara financiare nga buxheti komunal, shkruan Titulli.com.
Është shumë me rëndësi që një numri më i madh i njerëzve po orientohen mu marrë me bujqësi dhe ne do t’i japim përparësi në të ardhmen, tha mes tjerash Shaip Kamberi.
“Kët vit kanë marrë subvencione ekonomitë bujqësore dhe është një fillim i mirë, ndërsa viteve tjera do të ketë shumë më tepër. Për vitin e ardhshëm do të mundohemi ta trefishojmë buxhetin për bujqësinë.
Ai theksoi se orientimi i komunës është që përmes bujqësisë të sigurojmë vetëpunësim nëpër familjet e qytetarëve.
Komuna e Bujanocit për vitin 2016 ka ndarë 4.213.689 dinarë për subvencione bujqve individual në territorin e komunës të cilët mjete ata mundë t’i shfrytëzojnë për blerje të mjeteve teknike të punës.
Video: Ndarja e subvencioneve për 100 ekonomi bujqësore lokale në sallën e kuvendit komunal