Komuna e Bujanocit në publikimet e veta në ueb-faqen e komunës shpeshherë anashkalon përdorimin e shkrimit shqip në vendime të ndryshme apo edhe dokumente zyrtare.
Në ueb-faqen e komunës herën e fundit është publikuar vetëm në gjuhën serbe thirrja publike për konkursin e realizimit të projektit në fushën e bujqësisë për sigurim të mjeteve të punës, shkruan Titulli.com.
I njëjti publikim në version e gjuhës shqipe mungon në ueb-faqen e e cila e ka të rregulluar me ligj përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip por kjo udhëheqje nuk po tregon gatishmëri të plotë për realizim në praktikë.
Komuna e Bujanocit shpeshherë është deklaruar se angazhohet për transparencë komunale të avancuar por deri më tani mbeten vetëm deklarata ndërsa ueb-faqja shërben vetëm për publikime sipërfaqësore.
BURIMI: Titulli.com