Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti së bashku me Mark Wood, drejtor i projektit AGRO/USAID kanë vizituar pemishtet qe janë mbjellë me Vishnje në Komunën e Vitisë dhe atë në kuadër të bashkëfinancimit të komunës me këtë projekt.
Përndryshe në komunën e Vitisë janë mbjellë me vishnje 17 ha tokë ku USAID ka financuar fidanët kurse Komuna e Vitisë pritet që se shpejti për këta fermerë të sigurojë sistemin e ujitjes.
Drejtori Ademi bënë me dije se së shpejti pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për grumbullimin dhe shitjen e prodhimeve në kompanitë përkatëse dhe atë për vitin në vijim.