DYLON

Kryetari i Vitisë reagon për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it

Kryetari i Vitisë reagon për shkak të  reduktimeve të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it
Avatar photo Redaksia

Reduktimet e energjisë elektrike që sot kaluan mbi 6 orë, kanë shkaktuar shqetësime tek qytetarët e komunës së Vitisë, posaçërisht tek udhëheqësit komunal.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka shprehur indinjatë lidhur me reduktimet e gjata të ditës së sotme dhe ka theksuar se ndërprerjet e energjisë elektrike në kohën kur mërgimtarët po qëndrojnë në pushime në Kosovë, janë të pajustifikueshme.

EkoHigjiena

 ‘Po ashtu, temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë dhe me ndërprerjet e energjisë deri në gjashtë orë, po e vështirësojnë jetën e qytetarit tonë. Andaj, kërkojmë nga autoritetet dhe udhëheqësit e KEDS-it, që të analizoj situatën dhe të anashkaloj reduktimet e energjisë elektrike’ thuhet në reagimin e të parit të komunës së Vitisë. /2LONLINE.com/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.