Pas një kohe të gjatë të funksionimit me katër këshilltarë më pak, sot Kuvendi Komunal i Gjilanit është kompletuar pasi është bërë betimi i katër anëtarëve të rinj, duke bërë që tani Kuvendi të jetë i plotë, në përbërje të 35 anëtarëve, transmeton 2LONLINE.
Mosfunksionimi i Komisionit Qendror Zgjedhor kishte pamundësuar certifikimin edhe të këtyre katër këshilltarëve, prej se ishin liruar vendet pasi anëtarët paraprak kishin marrë pozita në ekzekutiv.
Pra, nga sot kemi: Renan Imami në vend të Kadir Hysein (KDTP), Isa Agushi dhe Rijad Elezi në vend të Ramiz Ramadanit e Faton Bislimit (LDK) dhe Xhevat Demiri në vend të Nazim Gagicës (AAK)