Cilësia e ofruar dhe përgjegjshmëria që ka ndaj klientelës kudo, ka bërë që Kompanisë për prodhimin e dyerve dhe dritareve, InterPLAST TROCAL, përveç në tregun vendor e evropian, të i hapen dyert kudo dhe se tani prodhimet e saj po kërkohen edhe në Amerikë e Afrikë, transmeton Portali 2LONLINE.
Shaban Xhymshiti, pronar i kësaj Kompanie ka bërë me dije se tani prodhimet e kompanisë InterPLAST TROCAL, po kërkohen kudo, fal punës së përkushtuar, profesionalitetit dhe cilësisë së ofruar dhe duke e vënë në qendër të vëmendjes, përherë kënaqëshmërinë e klitentelës.
Me këtë rast, ai ka bërë me dije se tani ka pasur kërkesa për prodhimet e kësaj kompanie edhe për tregun në Amerikë dhe Afrikë, duke përmendur, tani së fundi, edhe interesimin e kompanive të ndryshme, siç është rasti edhe në Sierra Leone.
Xhymshiti shprehet i kënaqur që angazhimi në cilësi, kualitet dhe përgjegjshmëri po jep fryt edhe në tregun botëror, duke ndikuar që të ketë kompani ndërkombëtare që kërkojnë prodhimet e kompanisë së tij, duke depërtuar kështu edhe në tregun amerikan dhe atë afrikan, siç është rasti në Sierra Leone.
Natyrisht, thotë ai, përveç rëndësisë të pranisë në tregun botëror, e rëndësishme për të është tregu vendor, ku po ashtu ofrohet përkushtimi maksimal dhe pronarin e “InterPLAST TROCAL, e gëzon fakti që ka kudo klientë të kënaqur, si në Kosovë e Shqipëri.
Këto suksese, thotë Shaban Xhymshiti, e motivojnë edhe më shumë që të angazhohen, të jenë përherë në trend me kohën, për të qenë kompani me standarde për të depërtuar kudo dhe për të pasur reputacionin e qëndrueshëm përherë, për çka, si kompani kosovare, ndihen krenar. /2LONLINE/