Komuna e Vitisë po ndihmohet nga donatorë të ndryshëm gjatë kohës së pandemisë dhe jo vetëm me gjëra materiale. Në fakt sot kompania “Every Day” ka ofruar shërbimin e tyre të dezinfektimit vullnetar për komunën e Vitisë.
Kjo kompani ka bërë sot dezinfektimin e stacionit Policor në Viti dhe veturat e policisë por edhe të komunës si dhe dezinfektimin e objektit ku është e vendosur Drejtoria Komunale e Arsimit. Kompania “ Every Day” aktivitetin e saj vullnetar të dezinfektimit në luftë kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19 e ka shtrirë edhe në fshatrat e Vitisë.
Në fshatrat Lubishtë, Gërmovë dhe Ramnishtë ka bërë dezinfektimin e shkollave. Ndërkaq në fshatin Beguncë kjo kompani pos shkollës ka bërë dezinfektimin e xhamisë dhe ambulantes së fshatit.
Gjithashtu kjo kompani ka bërë dezinfektimin e shkollës dhe xhamisë në fshatin Sadovinë të Jerlive si dhe në Sllatinë të Epërme ka bërë dezinfektimin e dy objekteve shkollore, të ambulantes dhe xhamisë së fshatit.
Po ashtu kjo kompani ka dezinfektuar edhe zyrën ku gjendet dega e Kryqit të Kuq në Viti. Gjithashtu është bërë dezinfektimi i shkollës dhe xhamisë në Sllatinë të Ulët.
Përndryshe gjatë kohës së pandemisë është hera e dytë që kjo kompani ka ofruar komunës së Vitisë shërbimin e tyre të dezinfektimit falas e kjo është mirëpritur nga kjo komunë e cila ka shprehur falënderimet për përkrahjen e saj në luftën kundër virusit pandemik COVID-19 i cili në këtë komunë deri me tani ka prekur 49 qytetarë.