Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, udhëheqësi i sektorit të mbeturinave në DSHPAI, Hysen Jerliu, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr8836 i datës: 15.03.2023 nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Propozim-vendim për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i realizimit të të hyrave të planifikuara në vitin 2022,
3. Propozim-vendim për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti 2022 në vitin 2023,
4. Strategjia e kujdesit parësor shëndetësor 2022-2026,
5. Shqyrtimi i Draft-rregullores për procedurën e ndarjes së titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shërbimeve tjera,
6. Propozim-vendim për miratimin e iniciativës për bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet komunave në fushën e menaxhimit të integruar të mbeturinave,
7. Shqyrtimi i Draft-rregullores për menaxhimin e mbeturinave,
8. Propozim i Draft-planit komunal për menaxhimin e mbeturinave 2023-2027,
9. Informatë rreth Eco Higjiena,
10. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi është propozuar që të hyjë në rend dite edhe pika:
11. Propozim për mbështetje financiare.
Të githa pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/