DYLON

Viti: KPF mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Viti: KPF mbajti mbledhjen e tretë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa, nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, ku shqyrtuan disa pika të rendit të ditës.

Për këtë mbledhje, anëtarët e KPF-së kanë diskutuar rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike (shesheve), në Komunën e Vitisë me fshatra.

EkoHigjiena

Pas propozimeve dhe vërejtjeve që u dhanë rreth kësaj pike, u vendos që ky komision të ketë 11 anëtar, si dhe të hiqet fjala riemërtim. Gjithashtu, pikat tjera si ajo e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi te kufizuara në fsh. Bincë,

propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-013/372, të datës 04.04.2017, për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj, si dhe pika rreth propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-110/05-395, të datës 08.04.2022, për formimin e Komitetit për Shërbime Publike, u proceduan për seancën e ardhshme të Kuvendit.

Ndërkaq , nuk u miratua për tu proceduar në Kuvend propozim vendimi paraprak me nr. 01-110/05-657 të datës 30.06.2022 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik, pasi që nuk morri votat e mjaftueshme nga anëtarët e këtij Komiteti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.