Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Zyrtari Kryesor Financiar, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.36133 i datës 10.11.2022, nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2.Rregullore për organizimin e punës në Shkolla Fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta.
3. Propozim-Plani për Integritet 2022-2026 në Komunën e Kamenicës,
4. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi u shqyrtua rendi i ditës ku u propozua që të hyj edhe një pikë:
1.Propozim për rritjen e të hyrave vetanake në shumën prej 270.000.
Të gjitha këto pika janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/