Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt. Pjesëmarrës në këtë mbledhje përveç delegatëve ishte edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Përpos tri pikave të cilat ishin në rend të ditës u propozua të shtohen edhe dy pika të tjera.
1. Kërkesë për transfer të mjeteve
2. Propozim vendim nga QKMF për plotësimndryshimin e emrit.
Këto pika u votuan nga delegatët pjesëmarrës.
1.Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa Sh.01,Nr.16603/07.08.2020,
2. Plani i veprimit për zbatim të Rekomandimeve, Sh.05,Nr.17898/19.08.2020,
3. Kërkesë për transfer të mjeteve
4. Propozim vendim i QKMF-së për plotësim ndryshimin e emrit.
5. Të ndryshme.
Gjatë kësaj mbledhje të gjitha këto pika të rendit të ditës, u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, dhe u hodhën në votim, të cilat me shumicë votash u votuan dhe u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal. /2LONLINE.com/