Sot në Viti, është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto dhe votuar me shumicë votash këto pika:
Propozim vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë 2023-2025.
Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetori të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023.
Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Shërbime Publike për vitin 2022.
Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2022.
Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës se Komitetit për Liritë, të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për vitin 2022.
Propozim vendimi për shqyrtimin dhe aprovimin e kodit të etikes për zyrtaret e Komunës së Vitisë.
Si dhe dy propozim vendime paraprake për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit. /2LONLINE/