DYLON

Shumë vendbanime të Vitisë po bëhen me trotuare

Shumë vendbanime të Vitisë po bëhen me trotuare
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të përmirësimit të jetës dhe krijimit të sigurisë së qytetarëve në trafik, në disa fshatra të komunës së Vitisë, po rregullohen trotuaret.

Për ti pa nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuareve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatrat Zhiti, Ballancë, Radivojc e Devajë. Kryetari Haliti, theksoi se punime të tilla po kryhen edhe në fshatrat: Gushicë, Gërmovë, në Fshatin e ri, Kabash përkatësisht tek rreth-rrotullimi te xhamia dhe kisha, si dhe nëpër shumë vendbanime tjera.

EkoHigjiena

Me këtë rast përfaqësuesi i fshatit Zhiti, Burim Emini, tha se ende pa përfunduar punimet në ndërtimin e trotuarit, banorët kanë filluar ta shijojnë atë.

Ndërtimi i këtyre trotuareve po mirëpritet edhe nga banorët e lokaliteteve tjera , pasi që theksuan se në këto rrugë, ka frekuentim të vazhdueshëm të automjeteve, dhe se me këto projekte, banorët do të ndihen më të sigurt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.