Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, do t’i marrë të gjitha masat për parandalim të përhapjes së virusit.
Komiteti apelon qytetarët dhe subjektet afariste që t’i përbahen vendimit të fundit të qeverisë, qëllimi i të cilit është për ruajtjen e shëndetit publik.
Gjithashtu, Komuna, përmes institucioneve të saj, do të mbikëqyrë zbatimin e masave dhe të do vazhdojë operacionet në funksion të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Fal punës së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, tash e disa ditë Gjilani është në zonën e rrezikut të ulët apo zonën e gjelbër dhe megjithatë duhet të respektohen në përpimëri masat të cilat dalin nga vendimi i sotëm i Qeverisë mbi menaxhimin e situatës, të cilat janë si vijon:
35.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,
35.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,
35.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,
35.4. Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
35.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
35.6. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
35.7. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
35.8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
35.9. Pavarësisht pikave 35.6, 35.7 dhe 35.8 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete./2LONLINE.com/