DYLON

UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe ndihmojnë shkollat e komunës së Vitisë me mjete higjienike

UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe ndihmojnë shkollat e komunës së Vitisë me mjete higjienike
Avatar photo Redaksia

Në prag të fillimit të periudhës së dytë shkollor 2020/2021, Komuna e Vitisë, është furnizuar me pako higjienike për të gjitha shkollat e kësaj komune dhe atë nga organizata UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, tha se ky donacion është shumë i mirëseardhur për këtë komunë në veçanti në kohën e pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19.

“ I falënderojmë donatorët për këto pako higjienike që do të shpërndahen në të gjitha shkollat e e komunës sonë. Me të vërtetë pakot higjienike janë shumë të mirëseardhura pasi që gjendemi në kohën e pandemisë dhe kemi nevojë për mjete higjienike që do të ndikojnë në parandalimin e infektimit me virusin COVID-19 për nxënësit por edhe për gjithë personelin arsimor” u shpreh drejtori Aliu. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.