Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e seancës plenare.
Në këtë seancë të pranishëm ishin edhe Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu dhe eksperti i Projektit ‘Chemonic’ David Wells.
Gjatë këtij takimi, në pikën e parë të rendit të ditës, anëtarët e Komisionit bashkë me përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë diskutuan për hartimin e një programi-kurrikule, për trajnimin e anëtarëve të Komisionit për vlerësimin e performancës dhe nevojën e trajnimit të tyre.
Në vijim u diskutua raporti i vlerësimit për një (1) gjyqtare të përzgjedhur sipas metodës RANDOM për vitin 2021, për periudhën e vlerësimit 2018-2019 dhe 2020, e cila nuk ka paraqitur kundërshtim.
Në vijim, komisioni diskutoi 30 raporte të përfunduara të vlerësimit për gjyqtarët e përzgjedhur sipas metodës RANDOM për vitin 2022, për periudhën e vlerësimit 2019-2020 dhe 2022, të cilët nuk kanë paraqitur kundërshtim.
Tutje u diskutua për procesin e vlerësimit të dy (2) gjyqtareve të cilat janë në pushim dhe nuk mund të bëhet monitorimi i seancave të tyre dhe si pasojë e kësaj nuk mund të përfundojë vlerësimi i performancës.
Komisioni shqyrtoi edhe kundërshtimin e një (1) gjyqtari i përzgjedhur sipas metodës RANDOM për vitin 2002, të paraqitur ndaj raporteve të vlerësimit. /2LONLINE/