DYLON

ATK: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022 vlerëson lartë punën e ATK-së

ATK: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022 vlerëson lartë punën e ATK-së
Avatar photo Redaksia

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, i cili është publikuara se fundi, ka raportuar për progresin e shënuara të ATK-së në lidhje me mbledhjen e tatimeve, bashkëpunimit ndërinstitucionalë, si dhe shërbimeve ndaj tatimpaguesve, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Referuar pjesës ku raporti thekson inkasimin e të hyrave thuhet se “Progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020 (të hyrat e përgjithshme ATK & Doganë). Totali i tatimeve të mbledhura për gjashtë muajt e parë të 2022 është më i lartë për 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Kjo është për shkak të aktivitetit të fuqishëm ekonomik pas lehtësimit të kufizimeve të pandemisë COVID-19 dhe përmirësimit të pajtueshmërisë tatimore, por të kompensuar nga normat e larta të inflacionit”.

EkoHigjiena

Tutje, brenda kapitullit 16, ku vlerësohet pjesa e tatimeve thuhet se sistemi i TVSH-së është gjerësisht i përafruar me acquis të BE-së (legjislacioni i BE-së). Kosova aplikon një normë standarde prej 18% dhe një normë të reduktuar prej 8%. Ligji për TVSH-në duhet të harmonizohet më tej me acquis të BE-së (legjislacioni i BE-së). Duhet të vendoset korniza ligjore dhe procedurat për tatimin në tregtinë elektronike. Kosova e ka reduktuar kohën mesatare të rimbursimit të TVSH-së në 19 ditë, nga maksimumi ligjor prej 30 ditësh.

Sa i përket kapacitetit operacional dhe automatizimit, Administrata Tatimore e Kosovës ka zhvilluar një cilësi të mirë të shërbimit, veçanërisht me përdorimin e gjerë të deklarimeve elektronike dhe pagesave elektronike.

Në fund të raportit thuhet se Administrata Tatimore ka miratuar një plan strategjik katërvjeçar për të përmirësuar mbledhjen e tatimeve, për të reduktuar hendekun tatimor dhe për të përmirësuar kapacitetin e saj institucional i cili aktualisht është në zbatim. Gjatë periudhës raportuese, Administrata Tatimore ka intensifikuar veprimet e saj për përmbushjesn tatimore të bazuar në rrezik, thuhet në komunikatën e ATK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.